Fjalë Kyçe

Haradinaj thotë se votat për Presidenten u kontrabanduan

Haradinaj thotë se votat për Presidenten u kontrabanduan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit Kushtetues së demokracisë republikane.

Haradinaj tutje ka theksuar se votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë.

“Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtës i ekonomisë së tregut të lirë. Urime deputetëve që morrën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lanë parimet për përfitime të atypëratyshme. Lufta për demokraci fillon sonte”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot pas zgjedhjes së znj. Osmani-Sadriu për Presidente të Kosovës, Aleanca qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane.

Votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Vetëvendosje dhe Guxo nuk guxojnë. Sistemi njëpartiak dhe i kapur sapo filloi. Aleanca do të jetë zë i ndërgjegjjes së popullit, shtyllë kushtetuese dhe mbrojtës i ekonomisë së tregut të lirë.

Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të natës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme.

Lufta për demokraci fillon sonte. Ftoj politikanët dhe qytetarët e vullnetit të mirë të mbrojmë së bashku vlerat e Kushtetutës dhe shtetit të lindur nga gjaku i lirisë!