Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon kohën se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza

Haradinaj tregon kohën se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë është shprehur i bindur që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të kryhet para fundit të këtij viti.

Ai ka thënë se për këtë ka marrë mbështetje nga ministri i brendshëm gjerman në një takim në Samitin e Berlinit.

Këto komente, Haradinaj i bëri në komunën e Vitisë ku edhe është takuar me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

“Ministri i Brendshëm gjerman në takimin me ta më ka thënë se jam për liberalizim të vizave dhe ata për menjëherë. Unë e di që para fundit të vitit po e kryejmë edhe këtë punë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe inkuadrimin e Gjermanisë dhe të Francës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ky është një lajm i mirë për vendin.

“Kjo e fundit që iu ka marrë dialogu Mogherinit është tepër lajmi mirë për ne”.

Ndërsa sa i përket largimit të qytetarëve nga Kosova, Haradinaj ndonëse e ka cilësuar si problem ka thënë se  “nuk kem çka bëjmë”./Gazeta Alo/