Kryeministri Haradinaj dyshon në misionin e ambasadores kosovare në SHBA, Vlora Citaku, andaj edhe e ka quajtur “ambasadore të Thaçit”.
Haradinaj tha se e respekton derisa është në atë pozitë dhe për punën që e kryen mirëpo nuk distancohet nga epiteti që ia drejtoi.
Lidhur me takimin, Haradinaj falënderoi Çitakun për mundin e marrë që të udhëtonte deri atje, mirëpo ai nuk e kishte ftuar.
“Unë nuk e ftova, ajo ka ardhur vetë, bënte edhe pa të”, ka thënë Haradinaj në KTV
“Kam shpreh dyshim që qëndrimi jonë nuk është paraqitur si duhet në Washington meqë kur kanë ardhur ata këtu e kam parë se nuk është përcjellë mirë qëndrimi jonë. Të gjithë ata që kanë shkuar pas asaj ideje kanë gabuar”, ka thënë Haradinaj.