Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Konferencën për Siguri në Berlin ku është duke marrë pjesë, ka përmendur dy liderë ku sipas tij do të mund ta zgjidhnin problemin mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.
Haradinaj ka përmendur emrin e Donald Trump dhe kancelares Angela Merkel, të cilët sipas tij do të zgjidhnin jo vetëm problemin mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe cilëndo çështje tjetër të hapur në Ballkan.
“Po mendoj se janë dy energji të nevojshme, zgjidhja ideale do ishte presidenti Trump dhe kancelaria Merkel këtë dy po besoj se jo vetëm Kosovën dhe Serbinë, por edhe çështjet tjera eventuale të hapura në Ballkan do t’i zgjidhnin që nuk do të ishte e arritur vetëm e BE-së, por një problem më pak për globin”.
“Kemi dëshirë që të arrihet [marrëveshja përfundimtare v.j] këtë vit, ne e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë këtë të dielën, jam jashtëzakonisht i interesuar që të kemi këta dy liderë të Ballkanit”, ka deklaruar Haradinaj nga Berlini.