Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se bisedimet për koalicion parazgjedhor me PSD’në kanë qenë më konkrete për dallim me Nismën Socialdemokrate dhe Aleancën Kosova e Re, shkruan Express.
Haradinaj tregon gjithashtu se nuk ka pasur oferta dhe negociata me partitë e tjera por që me Nismën dhe AKR’në e kanë lënë derën e hapur.
“Jo as nuk kemi pasur ofertë as negocim, vetëm PSD i kemi bë ofertë më direkt, e kemi lënë të hapur mundësinë për Nismën e AKR” deklaroi Haradinaj.
Ai deklaroi se diskutimet me PSD’në kanë qenë konkrete dhe kjo ka bërë që të ketë një marrëveshje mes tyre, madje sipas tij ka ndikuar shumë edhe votimi i Ushtrisë dhe buxhetit që PSD e ka bërë sa ishte në opozitë.
“Nuk kam vendosur mos me e pas partner AKR ose Nismën, ne e kemi pasur deklarim se jemi të hapur për ta, me PSD diskutimi ka qenë më konkret dhe ka ardhur deri tek marrëveshja, ne vetëm e kemi thënë që ndjejmë obligim për partneritet”
Ai deklaroi se bisedimet me partinë e Limajt dhe Pacollit nuk kanë pasur konkretizimin e duhur.
“Ndërsa me PSD ka shkuar në formë më konkrete, dhe Nisma e AKR nuk kanë qenë konkretë në bashkëbisedim” shtoi ai.
AAK dhe PSD në këto zgjedhje shkojnë së bashku në një listë zgjedhore.