Fjalë Kyçe

Haradinaj: Unë dhe familja ime jemi me Amerikën

Haradinaj: Unë dhe familja ime jemi me Amerikën

Ish-kryeministri dhe kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pro-amerikanizmin e tij.

Duke mos shpjeguar përse e nxori këtë reagim, Haradinaj ka potencuar se ai dhe familja e tij, por edhe partia, janë me Amerikën.

“Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën; Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën; I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj.

Sidoqoftë, Haradinaj në kohën kur ishte kryeministër ishte përballur me akuza të ngjashme se, përmes taksës, po prishte raportet me Amerikën. Për këtë gjë, ai e ka akuzuar së fundmi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.