Fjalë Kyçe

Haradinaj uron 8 Marsin: Përkushtimi i grave dhe nënave deri në flijim për familjen, është për admirim

Haradinaj uron 8 Marsin: Përkushtimi i grave dhe nënave deri në flijim për familjen, është për admirim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar gjithë gratë dhe nënat kosovare për Ditën e 8 Marsit.

Haradinaj ka thënë se roli i grave është i pazëvendësueshëm dhe përkushtimi tyre deri në flijim për familjen, është për admirim, shkruan Gazeta Alo.

Ky është postimi i tij i plotë:

Për Gratë dhe Nënat Kosovare!

Urime 8 Marsi

Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historinë tonë, roli i juaj është i pazëvendësueshëm dhe përkushtimi juaj deri në flijim për familjen, është për admirim./Gazeta Alo/