Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj uron festën e pashkëve, besimtarëve katolikë duke kujtuar këtë festë si bashkim të shqiptarëve rreth vlerave të tyre unike.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj uron që në këtë ditë të bekuar për besimtarët katolikë, ta ngrisim ndjenjën e respektit për të tjerët dhe t’ua shtrijmë dorën atyre që kanë nevojë.
“Kjo ditë na kujton ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen, sakrifica për të mirën dhe të drejtën është virtyti më i lartë jetësor”, shkruan Haradinaj./Gazeta Alo/