Fjalë Kyçe

Haradinaj: Vendimi për dorëheqjen u dëshmua se ishte i drejtë

Haradinaj: Vendimi për dorëheqjen u dëshmua se ishte i drejtë

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, përmes rrjetit social Facebook tha se vendimi për t’u dorëhequr nga pozita e kryeministrit u konfirmua si vendim i drejtë.

“Vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen, pikërisht në kohë udhëkryqi për Kosovën, sot u vërtetua që ishte veprim i drejtë”, shkroi ai.Haradinaj falënderoi strukturat e Aleancës, aktivistët e mbështetësit e në veçanti secilin votues, që i besuan dhe e votuan koalicionin AAK-PSD, duke u shprehë mirënjohjen e tij për besimin.Po ashtu, ai ka falënderuar institucionet shtetërore që kishin barrën e organizimit të zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre, për përgjegjësinë e lartë të treguar në detyrë, përgjatë gjithë këtij procesi që ende po vazhdon.

“Gara e drejtë dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim. Uroj që me të njëjtin nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend”, vijoi Haradinaj.Sipas tij, Kosova sot nuk dallon nga vendet me demokraci të avancuar, duke dëshmuar se jemi po aq evropian sa secili vend tjetër në Evropë.“Kërkesat tona për integrim dhe respektim të shtetit e sovranitetit tonë, janë të drejta të pamohueshme, ashtu siç është e paprekshme, Kosova e 17 shkurtit. Kosovë, na presin sfida!”, përfundon Haradinaj.