Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin e liberalizimit të vizave.
Në një intervistë për RTV 21, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave, mund të merret në muajin tetor.
“Jemi në proces. Mendoj se nuk ka mbet shumë. Tani në shtator do të vijë delegacioni i Mistrisë së Brendshme të Gjermanisë, në javën e parë ose të tretën. Nuk është çudi të merret në këtë vjeshtë, qoftë edhe para zgjedhjeve është i mundshëm, pra nuk është çudi. Në tetor besoj po se po”, ka thënë Haradinaj.