Fjalë Kyçe

Haradinaj viziton familjen nga Irzniqi në të cilën ishte vendosur spitali ushtarak i Dukagjinit

Haradinaj viziton familjen nga Irzniqi në të cilën ishte vendosur spitali ushtarak i Dukagjinit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Halil Berisha në Irzniq të Deçanit.

Haradinaj ka bërë me dije se në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit.

“Mikpritje shqiptare në familjen e dëshmorit Halil Berisha, në Irzniq të Deçanit, nga i biri i tij, Gëzimi. Në truallin e kësaj familje ka qenë i vendosur spitali ushtarak në Zonën e Dukagjinit. Familja Berisha vlerat e lirisë dhe atdheut i vendosi mbi çdo gjë tjetër në jetë, prandaj kujdesi dhe nderimi ynë për pasardhësit, është obligim i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.