Fjalë Kyçe

Haradinaj: Votimi i Statutit të “Trepçës” dëshmoi unitet të spektrit politik

Haradinaj: Votimi i Statutit të “Trepçës” dëshmoi unitet të spektrit politik

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj , përmes një postimi në Facebook, deklaroi se votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik.

“Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve.”

Ky është postimi i plotë:

Me votimin e Statutit të “Trepçës” kemi zgjuar gjigantin kosovar. Ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim.

Votimi i Statutit me 2/3 e votave të Kuvendit dëshmoi unitet të spektrit politik. Ky statut i jep Trepçës legjitimitetin e nevojshëm për të operuar me të gjitha kapacitetet e saja dhe duke e rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit, të shtetit të Kosovës dhe të minatorëve.

ME FAT! RH