Fjalë Kyçe

Haradinaj – Vuçiqit: Deklarata për mosnjohjen e Kosovës nënkupton përjashtim nga dialogu deri më 2022

Haradinaj – Vuçiqit: Deklarata për mosnjohjen e Kosovës nënkupton përjashtim nga dialogu deri më 2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, i cili ka thënë se nuk do ta njohin shtetësinë e Kosovës deri pas prillit të vitit 2022, që i bie përderisa ai është në krye të detyrës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se me këtë Serbia e përjashton veten nga dialogu deri në vitin 2022.

“Deklarata se Serbia nuk do ta njeh Kosovën deri në prill 2022 ngre dy hipoteza të përbashkëta ekskluzive:  Serbia përjashton vetveten nga procesi i dialogut i lehtësuar nga BE-ja deri më 2022”.

“Ndërmjetësuesi beson se ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërisht njohje reciproke”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter.