Haradinaj ka thënë se heronjtë Zhitia, Rrahmani dhe vëllezërit Fazliu, ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pasi ka bërë homazhe në nderim të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, ka thënë se ishin patriotë dhe guximtarë të pashoq që ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.
Haradinaj ka shkruar se kombi ynë sot dhe përgjithmonë, me pietet do ta çmojë dhe lartësojë madhështinë e veprës së tyre.