Ish-anëtari i kryesisë së LDK’së, që një kohë ka drejtuar edhe ministrinë e Kulturës, Astrit Haraqija, ka folur për proceset që po kalon LDK në këtë kohë.
Haraqija në DPT te Fidani në T7 për herë të parë ka zbuluar edhe një plan, që sipas tij ishte menduar të realizohej.
Ai ka thënë se kryetari i tanishëm i LDK’së mund të bëhej president i Kosovës, kurse presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi ta marr drejtimin e Qeverisë së Kosovës, duke u bërë kryeministër.
“ Unë di që janë pajtuar, ata dy që në zgjedhje të shkohet në qershor të këtij viti”.
“Ata (Thaçi dhe Mustafa) i kanë kryer të gjitha matematikat. Ata janë pajtuar që të mos mbahen zgjedhjet në LDK në këtë kohë.
“Pozitat ishin ndarë që, Isa Mustafa të bëhet president dhe Hashim Thaçi të bëhet kryeministër. Pasi të behët kjo, Mustafa te jep dorëheqje nga partia, pasi nuk lejohet me kushtetutë”.
Haraqija gjithashtu ka folur edhe për Isa Mustafën si kandidat për kryetar të LDK-së.
“Nuk duhet të jetë pjesë e kësaj gare. Besoj që deri tash e ka dhënë kontributin e vet. Unë nuk besoj që Mustafa përsëri do të behët kryetar”.
“ Nuk e di që a do të votohej nëse del si kandidat. Por tash nuk është duke me pëlqyer edhe mënyra se si po funksionin LDK nga brenda”, është shprehur Haraqija.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë ambicie për tu bërë kryetar i LDK’së .
Haraqija ka thënë se LDK duhet t’i ruaj figurat e vjetra që i ka, pasi sipas tij ata janë pasuri më e madhe e partisë.