Fjalë Kyçe

Harrojeni Shaqirin, shikoni muskujt e Milot Rashicës (FOTO)

Harrojeni Shaqirin, shikoni muskujt e Milot Rashicës (FOTO)

Milot Rashica është shndërruar në futbollistin kryesor të Werder Bremen në këtë sezon.

Rashica me golat e tij ka qenë vendimtar në shumë ndeshje për gjigantin gjerman, duke e mbajtur në garë për një vend që siguron Evropa League në sezonin e ardhshëm.

Faqja zyrtare e Werderit në rrjetin social Twitter vazhdimisht poston fotografi motivuese për yllin kosovar.

Sot gjatë ditës kanë postuar dy fotografi në të cilat Rashica shihet në formë të mirë, madje shumë tifozë e kanë krahasuar me Xherdan Shaqirin për shkak të muskujve të këmbëve.

Ish ylli i Kosovës së Vushtrrisë shkëlqeu edhe ndaj kampionit të shumëfishtë gjerman, Bayern Munich, duke shënuar një gol dhe një asist në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

23 vjeçari në vitin 2019 ka shënuar 10 gola duke qenë lojtari më në formë në Bundesligë pas sulmuesit polak, Robert Lewandowski.