Shkruan Daut Dauti
Në vitin 1091, pas një lufte të gjatë, normanët e morën Sicilinë nga arabët. Sicilia atëherë ka qenë qendra arsimore dhe tregtare në Evropë ku të krishterët dhe myslimanët, edhe nën sundimin norman, vazhduan të jetonin në një tolerancë relative.
Nën sundimin e mbretit Roxher II të Sicilisë (1105-1154) vendi vazhdoi të përparonte. Mbreti Roxher, i cili dëshironte ta ruante reputacionin e lartë të Sicilisë për shkencë, e ftoi në pallat dijetarin më të madh të asaj kohe, Muhamed al-Idrisin (1099-1166), që ta shkruante një libër historie dhe ta krijonte hartën e botës. Dhe, Idrisi e bëri këtë punë siq është më së miri.
Ai e krijoi hartën e parë dhe mjaft precize të cilën e quajti Tabula Rogeriana (Harta e Roxherit). Por, gjëja kryesore e kësaj harte është se në te, për herë të parë në histori, paraqitet Shqipëria me emrin Albania ku jepen shënime mjaft interesante për rajonin dhe vendbanimet.
Albania në këtë hartë, në pjesën bregdetare, fillon mbi Tivar e përfundon nën Prevezë. Në pjesën kontinentale ‘kufiri’ shkon te Danubi dhe zgjatet në pjesën lindore matanë Manastirit (në hartë e shënuar Bitola) dhe përfundon në Selanik. (Këtu kufiri nuk është shumë i qartë pasi që përzihet me Maqedoninë).
Siq shihet, në këtë hartë nuk ka as Kosovë e as Serbi por ka veq Albani. Tash, le t’um falin këta që po bisedojnë për kufijtë e Kosovës dhe këta kosovaristat se pa u kthy kufijt e Albanisë sipas kësaj harte, kjo pjesë e dynjasë nuk ka me konë rahat.
Al Idrisin, Allahu e pastë qu n’xhenet.
P.S. Kjo hartë e ka veq ni t’keqe pasi që Albania shënohet si vend që i takon romakëve dhe bizantinëve!