Reprezentusi i Kosovës, Donat Hasanaj, ka thënë se ka pranuar disa oferta nga skuadrat e njohura kosovare, por që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Donat Hasanaj sot (e martë) zyrtarisht ndërpreu bashkëpunimin me skuadrën e Dritës, aty ku ishte transferuar nga Prishtina vitin e kaluar.
Mesfushori sot u pa duke stërvitur me skuadrën e Flamurtarit, por ai në një prononcim për Gazeta Metro ka thënë se ende nuk ka diçka zyrtare.
“Asgjë nuk ka konkrete deri më tani, përveç shkëputjes së kontratës me Dritën. Sot kam stërvitur te Flamurtari, por ende nuk ka diçka zyrtare. Në ditët në vazhdim do vendosi për të ardhmen. Pres që të dakordohemi me Flamurtarin dhe të zyrtarizohem te kjo skuadër, mbase edhe kam filluar stërvitjet këtu” – ka thënë Hasanaj për Metron.
Ndryshe, Donat Hasanaj është edhe reprezentues i Kosovës U21.