Fjalë Kyçe

Hasani: Tomë Gashi i futi në ‘kurth’ krerët e OVL të UÇK-së

Hasani: Tomë Gashi i futi në ‘kurth’ krerët e OVL të UÇK-së

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka konsideruar të gabuar veprimin e avokatit Tomë Gashi, kur OVL-UÇK bënte publike dosjet e Gjykatës Speciale.

Sipas Hasanit, avokati ishte dashur të jepte këshilla juridike, e jo t’i fuste “në kurth” krerët e organizatës.

“Kur je avokat, duhesh me i tregu njërit, mos… më vjen keq, njerëzit kanë shkuar në Hagë. Avokatët që i kanë rreh krahët, flasin nëpër televizione patriotizma. Avokati duhet me fol vetëm anën juridike e me thënë: Mos i publiko se është vepër penale, e shkon në burg”, ka deklaruar Hasani në Dukagjin.