Fjalë Kyçe

Hasani: Vendimi i PZAP-së është i çuditshëm

Hasani: Vendimi i PZAP-së është i çuditshëm

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani në Interaktiv i KTV-së ka thënë se vendimi i sotëm i PZAP-it për të moscertifikuar kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin, ishte i çuditshëm, ndërsa thotë se ia tërhoqi vëmendjen arsyetimi që bëri PZAP-i.

“Vendimi i PZAP-it nuk ka qenë i papritshëm për mua, edhepse shkarazi e kam parë këtë vendim. Ma tërhoqi vëmendjen një konstatim në arsyetimin e vendimit të PZAP-it në ligjin për zgjedhje, se është ligj special në raport me kodin penal. Të thuash se ligji për zgjedhjet qendrore në raport me kodin penal është ligj special, është si të thuash se ligji për armët është ligj special në raport me Shëndetësinë. Ngase nuk kanë asgjë të përbashkët kodi penal dhe ligji për zgjedhjet. Kodi penal pjesa e përgjithshme përmban nocionet, parimet, e pjesa e posaçme përmban vlerat penale, sanksionet penale nëpër kapituj, ndërsa ligji për zgjedhjet përmban procesin, procedurën e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Nuk kanë asgjë të përbashkët ligji mbi zgjedhjet dhe kodi penal. Nuk mund të qëndrojnë në relacione speciale ligji për zgjedhje në raport me kodin penal”, ka deklaruar Hasani.