Fjalë Kyçe

Hasen minj në një shkollë në Vushtrri, kundërmon erë e keqe

Hasen minj në një shkollë në Vushtrri, kundërmon erë e keqe

Drejtoria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, dje ka pranuar një ankesë, nga një prind, fëmijët e të cilit vijojnë mësimin në Shkollën Fillore “Rilindja” në Vilanc, për prezencë të minjve në një klasë.

Sipas ankueses (D.G), në shkollë kundërmon edhe një erë e keqe.

“Menjëherë, pas pranimit të ankesës, atje kemi dërguar një ekip nga Drejtoria për Arsim, bashkë me drejtorin e kësaj shkolle, për të parë nga afër gjendjen në këtë shkollë.

Drejtori dhe stafi teknik i shkollës do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të evituar këtë gjendje, dhe për të krijuar kushte normale për mësim në këtë shkollë.

Drejtoria për Arsim mirëpret ankesat e qytetarëve dhe i shqyrton me përgjegjësi të lartë ato”, bën të ditur drejtoresha e Arsimit në Vushtrri, Miradije Maloku./indeksonline