Analisti në Sportin Total në KTV, Erdin Hashani ka pohuar se në futbollin e Kosovës ka ndeshje të kurdisura.
Ky i fundit madje tha se për t’u shpallur kampion në Superlingën e Kosovës në futboll duhet të keni aleat.
“Kurdisje ka dhe për këtë të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe është normale që skuadra e Ballkanir reagon pasi ka bërë investime të mëdha.
Në Kosovë nëse nuk ki aleat është problem të shpallesh kampion. Çdo vit në secilin kampionat jemi bërë si filma turqisht pasi po e dimë fundin e kampionatit. Duhet të ndërmarrim hapa që të mos lejojmë të ndodhin këto gjëra”, deklaroi Hashani.