Fjalë Kyçe

Hashani: Të lënduarit e aksidentit në Stanishor, jashtë rrezikut për jetë

Hashani: Të lënduarit e aksidentit në Stanishor, jashtë rrezikut për jetë

Një 22-vjeçare ka vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit tha në Info Magazine se të lënduarit në këtë aksident janë jashtë rrezikut për jetë.

“Fatmirësisht janë te gjithë jashtë rrezikut për jetë, përveç një vajze e cila ka mbetur për trajtim dhe sigurisht pa lëndime serioze. Të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë”.