Fjalë Kyçe

Haskuka nuk e përfill vendimin e Kurtit, pi kafe lirshëm në Prizren

Haskuka nuk e përfill vendimin e Kurtit, pi kafe lirshëm në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si duket nuk po respekton masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së Koronavirusit.

Në fotot e siguruara nga Portali.info, Haskuka është parë duke pirë kafe në një terasë përballë objektit të komunës, edhe pse me vendim të Qeverisë, të gjitha kafenetë dhe bizneset private janë mbyllur përkohësisht.

Në foto, Kryetari i Prizrenit vërehet se nuk ka vënë as maskë mbrojtëse në ftyryë, ndërsa nuk shihet nëse është i pajisur me doreza.