Në media kanë qarkulluar disa emra të cilët mund ti bashkohen partisë së re të paralajmëruar nga Vjosa Osmani.
Ndër ta, është edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli. Në një prononcim për Periskopin, Avdyli ka konfirmuar se do ti bashkohet Osmanit në iniciativën e re.
“Unë do jem pjesë politikës parimore e mbajtjes së premtimeve . Vjosa përfaqëson njerëzit e vullnetit të mirë që mbrojnë interesat e vendit dhe me qytetarin mban fjalën dhe kontratën me ta. Unë jam bashkë me Vjosën”, tha Avdyli për Periskopin.