Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar akuzën në Gjykatë dhe njohjen me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Haxhiu ka theksuar po ashtu se familja e saj në vazhdimësi ka kontribuuar për vendin, dhe se për këtë është befasuar edhe nga akuzat e ish-presidentit, Thaçi me të cilin kishin edhe njohje familjare.
‘Unë e kuptoj nëse në politikë mund të akuzohesh edhe pse kjo është e ulët. Për familjen time ka qenë ndryshe. Familja ime ka qenë ajo që ka kontribuuar qoftë para luftë e gjithmonë për vendin. z.Thaçi e njeh familjen time. E njeh sepse ka qenë në shtëpinë e gjyshit e gjyshës sime”, theksoi Haxhiu.
“Gjyshi im i ka dhënë Thaçit bukë e armë, të gjitha. Mirëpo, ndonëse e njeh z.Thaçi familjen time ai e ka bërë një akuzë të tillë për mua. Unë e familja ime e kemi paditur për shpifje z.Thaçin, jo në cilësinë e ministres por personale. Sepse akuza ndaj meje e familjes time ka qenë shumë e rëndë”, tha Haxhiu në kanal10.