Fjalë Kyçe

Haxhiu: Gratë diskriminohen nga ligji i punës

Haxhiu: Gratë diskriminohen nga ligji i punës

Gratë janë të diskriminuara nga ligji i punës dhe duhet të kenë më shumë mbështetje, por së shpejti do të jenë më të shkolluara dhe do ta sfidojnë sistemin e qeverisjes dhe vendimmarrjes në përgjegjësi.

Kështu u tha në lansimin e projektit “Akademia e Udhëheqjes – Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes” në Kosovë “, i cili po implementohet nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci.

Ky projekt u tha se synon të fuqizojë gratë dhe vajzat në Kosovë për të rritur aftësitë dhe aftësitë e tyre për pjesëmarrje aktive në proceset e vendimmarrjes.

Sipas organizatorëve, kjo do të arrihet duke mbështetur gratë e reja që të përfshihen në jetën politike, duke u dhënë atyre këshilla profesionale dhe t’i ndihmojnë ata të fitojnë besim dhe të kuptojnë më mirë kulturën politike, ndërsa krijojnë strategji drejtuese personale, të cilat tejkalojnë bindjet politike dhe etninë.

Projekti ka përzgjedhur dyzet gra dhe vajza nga komunitetet shumicë dhe pakicë, kështu që vijnë nga të gjitha komunat e Kosovës, duke synuar kryesisht zonat rurale ku potencialet për përfshirje më të mirë dhe përfaqësime janë mjaft të kufizuara.

Njomza Emini falënderoi të gjitha ata që po e përkrahin në këto nisma, e ku bën pjesë edhe KosovaPress.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se vajzat dhe gatë nuk kanë së pari mbështetje nga gjinia e tyre. Ajo tha se ka qenë deputete në tri legjislatura ku janë përballur me çështjen e grave ku nuk kanë votuar vetë gratë.

Profesoresha Merita Limani tha se së shpejti gratë do ta sfidojnë sistemin vendimarrës në Kosovë.

Ajo tha se gratë duhet të gjejnë mbështetje më të mëdha nga burrat në kujdesin për fëmijët.

Kurse, kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke folur për gratë në këtë komunë, ka thënë se në komunën e Kamenicës, rreth 54 perqind të udhëheqësve janë gra.

Bleana Hoti, përfituese e këtij programi, ka thënë se gratë dhe vajzat në Kuvend e Qeveri, duhet ta ngrisin zërin më shumë.

Kohëzgjatja e projektit është pesë muaj dhe përfshin aktivitete të ndryshme duke përfshirë dy javë Akademinë e Udhëheqjes me trajnime dhe punëtori të ndryshme në fushat e lidershipit.