Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se në Kosovë ende nuk ka veprim serioz në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se për shkak të këtyre problemeve numri i papunësisë në Kosovë sa shkon e rritet.
”Kosova ka shumë probleme me sistemin e drejtësisë dhe ende s’kemi parë veprim serioz për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
”Dy nga problemet në Kosovë janë mungesa e zhvillimit ekonomik si dhe mungesa e luftimit të krimit të organizuar”.
”Në Kosovë papunësia çdo vit e më shumë po shënon rritje”.
”Janë afër 40% e popullsisë që janë të papunë, mbi 18% janë në varfëri ekstreme por kemi një grup njerëzish që mbajnë më shumë se dy vende pune, madje deri në 6 e 7 vende pune”.
”Ata i gjejmë në ekzekutiv, legjislativ e sidomos në sistemin e Drejtësisë”.