Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se lejimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.
“Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise! Ky është agresion. Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen! Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”, ka shkruar ajo.