Fjalë Kyçe

Haxhiu: Nëse Vetëvendosje kritikon LDK-në a do të shkojnë ata me PDK-në

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas 30 gushtit kur edhe ishte data e fundit për koalicionet parazgjedhore, gjithçka është qartësuar dhe secili subjekt duhet të marrë përgjegjësit e veta.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK-ja po ka frikë nga kritikat e Vetëvendosjes mirëpo sipas saj, ata nuk po frikësohen të kopjojnë frazat e premtimeve të tyre.

“LDK po thotë mos na kritikoni, sepse kjo prish mundësinë e koalicionit paszgjedhor”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ka pyetur LDK-në, nëse Vetëvendosja e kritikon këtë subjekt, a do të shkojnë ata me PDK-në.

“E para: pse po kanë frikë nga kritikat tona e s’po kanë frikë të kopjojnë frazat e premtimet tona. E dyta: a i bie kjo që nëse ne i kritikojmë ata shkojnë me PDK?Pas 30 gushtit, gjithçka është qartësuar andaj secili subjekt duhet të marrë përgjegjësitë e veta”, ka shkruar ajo.