Fjalë Kyçe

Haxhiu për vrasjen e gruas në Llaushë: Përgjegjës janë institucionet

Haxhiu për vrasjen e gruas në Llaushë: Përgjegjës janë institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Haxhiu tha se për vrasjen në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet, ku tha se përveç dënimit për vrasësin, masa duhet të ndërmerren ndaj të gjithë atyre që sipas saj nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.

“Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?”

“Për vrasjen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksimal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë e ka vrarë bashkëshorten e tij, ndërsa e ndjera më 1 janar, sipas raportimeve në media, ka deklaruar në polici se burri i saj ka ushtruar dhunë fizike në të.