Fjalë Kyçe

Haxhiu: Prokuroria në Kosovë nuk guxon të veprojë kundër pushtetit

Dje janë bërë dy javë që kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti, kanë dorëzuar në Pallatin e Drejtësisë, kallëzim penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli në lidhje me, siç thanë, “akuzat e rreme ndaj tyre për pjesëmarrje në grupin terrorist ‘Syri i Popullit”.

Por, edhe dy javë më pas nuk ka ndonjë lëvizje për këtë çështje.

E, lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, duke thënë se me këtë prokuroria po i tregon botës se nuk guxon të veprojë kundër pushtetit, shkruan Gazeta Alo.

Ajo ka thënë se kjo ndodhë vetëm në vendet diktatoriale.

Postimi i saj i plotë:

Dje u bënë 2 javë prej momentit kur Glauku dhe Albini dorëzuan kallëzimin penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Kryetari i opozitës dhe kreu i grupit parlamentar e kanë dorëzuar këtë kallëzim penal, e megjithatë ende prokuroria nuk po lëviz. Kështu, po i tregojnë botës se prokuroria nuk guxon të veprojë kundër pushtetit, e kjo ndodh vetëm në vendet diktatoriale.

Si mund të afrohemi me Evropen me një prokurori që nuk vepron?/Gazeta Alo/