Fjalë Kyçe

Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit

Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas verifikimit të listave për deputetë.

Ajo përmes një postimi në Facebok ka shkruar se kryetari i VV-së Albin Kurti, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare. Sipas saj “kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit”!

“Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”, ka shkruar ajo.