Në orët e vona të së enjtes është raportuar për aksione të Krimeve Ekonomike në disa depo ushqimore pas rritjes enorme të çmimeve të produkteve gjatë ditës, konkretisht të vajit ushqimor.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur veprimet e policisë së Kosovës dhe Prokurorisë kundër abuzuesve me çmime të produkteve.
“Është për tu mirëpritur veprimi i përbashkët i policisë dhe prokurorisë në ndërmarrjen e masave kundrejt abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore bazike. Inkurajoj edhe qytetarët që të vazhdojnë raportimin e shkeljeve. Vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë ndalon keqpërdorimet e abuzimet e tilla”, tha ajo.