Fjalë Kyçe

Haxhiu reagon pas suspendimit të kryegjyqtares serbe në Mitrovicë

Haxhiu reagon pas suspendimit të kryegjyqtares serbe në Mitrovicë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, e cila para pak ditësh kishte marrë pjesë në një takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të serbëve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se Lilana Stevanoviq, cenoi integritetin e sistemit gjyqësor në vendin tonë.

“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor.

Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë.”, ka shkruar ajo.