Fjalë Kyçe

Haxhiu thotë se LDK hoqi vijat e kuqe për PDK-në nga frika e humbjes së pushtetit

Haxhiu thotë se LDK hoqi vijat e kuqe për PDK-në nga frika e humbjes së pushtetit

Ndaj largimit të “vijave të kuqe” për PDK-në nga Isa Mustafa, ka reaguar edhe Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se se LDK mori votat në zgjedhje në emër të vijave të kuqe për PDK-në, dhe përafrimin me VV-në, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, kjo që sot tha Mustafa, ishte ditur qysh në muajin mars. Madje, siç është shprehur Haxhiu, këto veprime të Mustafës janë orvatje të tij për t’i ikur zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Vullneti i shprehur me 6 tetor të vitit të kaluar ishte vijë e qartë e kuqe me politikën e vjetër. Nga poli i PDK-së, LDK tha se po afrohej me VV-në. Dhe kështu mori votat e qytetarëve. Kjo vijë e kuqe e LDK-së u hoq në muajin mars kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe tradhtuan votën qytetare.
Ajo që tha sot Isa Mustafa është vetëm titulli i një vepre që kishte nisur më herët. Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë.

Sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të “interesave madhore”. Këto janë orvatjet për t’i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë.