Fjalë Kyçe

Hazard: Ja pse nuk e mora numrin 10 te Real Madrid

Hazard: Ja pse nuk e mora numrin 10 te Real Madrid

Eden Hazard thotë se nuk është i shqetësuar për numrin e fanellave apo përgjegjësitë e penalltive te Real Madrid, por përkundrazi dëshiron të përshtatet sa më shumë me shokët e rinj të skuadrë.

Ylli belg përfundoi një lëvizje nga Chelsea te Real Madrid për 100 milionë euro javën e kaluar, duke i dhënë fund spekulimeve të shumta.

Hazard është një nga disa nënshkrimet e Real Madridit këtë verë, me ‘Los Blancos’ që tashmë kanë transferuar edhe Luka Joviç, Eder Militao dhe Ferland Mendy.

“Unë kam biseduar me Modricin përmes Kovacic. Me shaka e kam pyetur nëse do të më lironte numrin 10, ai më tha jo, unë kisha për të zgjedhur një numër tjetër”, ka deklaruar Hazard, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për mua numri nuk është i rëndësishëm, por e rëndësishme është të luaj me këtë fanellë, me këtë stemë”.