Fjalë Kyçe

Hazard në Real Madrid?

Hazard në Real Madrid?

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri i ka bërë thirrje yllit të skuadrës Eden Hazard që ta bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen.

Hazard ka thënë se ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen, mirëpo belgu nuk ka dhënë ndonjë emër specifik për skuadrën e radhës.

Anësori i Chelsea ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek skuadra spanjolle, Real Madrid.

Sarri gjithsesi ende nuk ka zbuluar të ardhmen e tij edhe pse ata flasin kohë pas kohe me njëri tjetrin.

“Flas çdo ditë me Eden, por për pozitën e tij në fushë, jo për atë të transferimeve” ka thënë Sarri për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Unë do të jem shumë i lumtur nëse ai do të qëndrojë, sepse ai është më i miri në Evropë, kështu që do të isha i lumtur” ka thënë tutje ai.

“Por është në duart e tij. Dua ta shoh atë të lumtur. Ai duhet të vendosi” ka thënë ndër të tjerash italiani.

Hazard ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të Chelsea, ku shënoi dy gola për të kontribuuar në fitoren e “bluve”.