Eden Hazard ka pasur shumë probleme me lëndime këtë sezon me Real Madrid.
Belgu është duke kaluar në një periudhë shumë të keqe me lëndime, pasi së fundmi ai u lëndua më 4 shkurt, shkruan lajmi.net.
Tani është raportuar se ai është rikthyer në fushën e gjelbër dhe po afrohet drejt rikthimit.
Klubi madrilien kishte njoftuar se Hazardi ka dëmtuar kofshën e tij të majtë dhe nuk kishin njoftuar për rikthimin e tij.
Hazard mund të rikthehet në formacionin startues te Los Blancos më 20 shkurt në ndeshjen ndaj Valladolid.