Fjalë Kyçe

Hazard te Real Madrid, Chelsea e transferon yllin e Juventusit

Hazard te Real Madrid, Chelsea e transferon yllin e Juventusit

Tashmë është bërë e ditur se Eden Hazard e do kalimin te Real Madrid.

Eden Hazard ka bërë të ditur se ëndrra e tij është që të luajë të Real Madrid, andaj në fund të këtij sezoni dëshiron të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Cheslea që të gjej një zëvendësues të denjë për belgun, përcjell “lajmi.net” nga ‘Don Balon’.

Trajneri italian ka kërkuar nga skuadra londineze që ta transferojnë Paulo Dybalan nga Juventus.

Sipas mediumit spanjoll numri 10 i bardhezinjve, i mbyllur nga transferimi i Cristiano Ronaldo-s te bardhezinjtë, po mendon të vlerësojë ofertat që mund t’i vijnë nga jashtë Italisë.

Siç ka shkruar ‘Don Balon’, Dybala nuk ndihet më mirë në krah të yllit portugez. Golat e pakët dhe disa qëndrime në stol e kanë bërë të ndihet i parëndësishëm për projektin e bardhezinjve dhe një ofertë nga një klub i rëndësishëm mund ta rindezë entuziazmin e argjentinasit.

Chelsea ka filluar kontaktet me agjentin e sulmuesit argjentinas, që mund të kaloj në ‘Stamford Bridge’ nëse merr një pagë të majme.