Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka konfirmuar se Eden Hazardi do të jetë i gatshëm për ndeshjen gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.
Ylli belg këtë edicion ka pasur probleme të shumta me lëndime, të cilat e kanë detyruar të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“Ai dëshiron të kthehet në fushë më shumë se kushdo tjetër. Hazardi ka bërë progres dhe besoj se do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Chelseat”, deklaroi Zidane.
Hazardi iu bashkua Real Madridit në vitin 2019, pikërisht nga Chelsea për 115 milionë euro.