Fjalë Kyçe

Haziri apelon deputetët që të votojnë Pakon e Rimëkëmbjes

Haziri apelon deputetët që të votojnë Pakon e Rimëkëmbjes

Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Haziri gjatë një adresimi për media pas takimit bëri të ditur se vizita ka të bëjë me interesimin rreth zbatimit të masave kundër përhapjes së COVID-19 në komunën e Gjilanit, njofton Klan Kosova

“Komuna e Gjilanit ka bërë 7 mijë teste ndërsa kemi 502 raste aktive me koronavirus”.

“Spitali i qytetit dhe qendra kryesore e mjekësisë shëndetësore janë në punë 24 orë në shtatë ditë të javë duke iu ofruar ndihmë qytetarëve. Ne ofrojmë edhe kujdes mjekësor në shtëpi”, tha Haziri.

Haziri theksoi se krahas kujdesit shëndetësor duhet kushtuar kujdes edhe shëndetit ekonomik, teksa apelojë tek deputetët që të votojnë Pakon e Rimëkëmbjes.

“Apelojë të gjithë deputetët e Anamoravës dhe të tjerët të vlerësojnë, kontribuojnë dhe votojnë Pakon e Rimëkëmbjes. Dimri është i vështirë dhe menaxhimi ekonomik i pandemisë gjatë dimrit do të jetë i vështirë”.

“Kemi humbur 800 mijë vende pune dhe duhet të iu gjendemi njerëzve afër gjatë dimrit”, deklaroi Haziri.

“Sot kam takuar kryeministrin Hoti dhe kemi biseduar për nevojën e angazhimeve të përbashkëta. Paketa e Rimëkëmbjes Ekonomike i jep oksigjen ekonomisë”, është shprehur ai.

Ndëra ministri Zemaj kërkoi nga qytetarët zbatim të masave anti-pandemi.

“Numrat janë alarmantë. Për ta ndryshuar gjendjen, duhet ndryshuar sjelljen dhe dinamikën. Qeveria dhe ministri e Shëndetësisë po bëjnë gjithçka që është e mundur t’i bëjnë ballë virusit. Kemi ngritur të gjitha kapacitetet e mundshme. U bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e Qeverisë, të na ndihmojnë ne dhe të gjithëve” deklaroi Zemaj.