Fjalë Kyçe

Haziri: Jemi kryesi në dorëheqje

Haziri: Jemi kryesi në dorëheqje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri pas konferencës për media, ka thënë shkurtazi se ‘ne jemi kryesi në dorëheqje’.

Këto komente, gjatë ecjes drejtë veturës së tij, Haziri i ka bërë teksa ishte në shoqëri të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që foli para mediave, dhe njoftoi se ai është tërhequr nga posti i kryetarit dhe se kryesia e kësaj partie, së shpejti do të organizohet për zgjedhjen e të parit të ri të këtij subjekti.