“Kryesia e LDK’së dhe kryetari Mustafa po vazhdojnë me punu dhe me përmbyll angazhimin rreth Kuvendi të nesërm. Me kryetarët e degëve finalizuam angazhimet tona për ndërtimin e një mobilizimi të delegatëve të LDK’së. 355 delegatë kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Do të ketë kushte pune dhe kushte konkurrimi” , ka thënë Haziri, raporton Gazeta Express.
“LDK’ja po e përfaron qëndrimin lidhur me mbështetjen e kandidatit që përfaqëson unitetin e të gjitha strukturave dhe unitetin politike të LDK’së”, ka shtuar tutje ai.
Ai thotë se në Kuvendin e të shtunës do të ketë edhe konkurrencë.
“Në të njëjtën kohë garanton pjesëmarrje dhe konkurrencë të atyre që nesër i paraqesin kandidaturat në Kuvendin e 9-të zgjedhor”, ka shtuar Haziri.
I pyetur rreth emrit të Isa Mustafës si kandidat konsensual për kryetar të partisë, Haziri ka thënë se nesër do të merret vesh gjithçka.
“Unë i përmbahem angazhimit tim, sepse po i finalizojmë punimet. Duke respektuar statutin e LDK’së, ju ftoj që nesër në ora 10 ta konfirmoni këtë që po e them tash. LDK’ja do të dalë me qëndrim unik, dhe do të marrë para qytetarëve përgjegjësinë”, ka thënë ndër të tjera nenkëryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.