Fjalë Kyçe

Haziri për Abdixhikun: Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë

Haziri për Abdixhikun: Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë

Lufti Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka uruar edhe një herë kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abixhikun.

Sipas Hazirit partia të cilën e udhëheq Abdixhiku ka dëshmuar se është shkollë politike.

“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke. LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal”, ka shkruar Haziri në facebook.Haziri i cili humbi garën ndaj Abidixhikut, tha që do t’i qëndrojë prapa në misionin e ri.

“Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve”, ka thënë Haziri.

Të dielën LDK-ja ka mbajtur zgjedhjet në parti, Lutfi Haziri, Besian Mustafa e Lumir Abdixhiku ishin pretendent për postin e të parit.

Nga këto zgjedhje, Lumir Abdixhiku u zgjedh pasues i Isa Mustafës i cili u tërhoq nga ky post për shkak të rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kandidaturën e kishte shpallur edhe Anton Quni, por para se të fillonte votimi ai ishte tërhequr nga gara.