Fjalë Kyçe

Haziri thotë se LDK-ja e ka derën e hapur për Vjosa Osmanin

Haziri thotë se LDK-ja e ka derën e hapur për Vjosa Osmanin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.

Haziri i pyetur se a e ka Vjosa Osmani derën hapur për t’u kthyer në LDK, Haziri thotë se kjo pyetje më së miri i shkon vetë Osmanit.

Madje ai thotë se LDK-ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj.

“Kjo pyetjë më së miri i shkon Vjosës, LDK-ja gjithmonë është e hapur për njerëzit e saj. Edhe ata që janë urdhëru e kanë lëshu LDK-në për motive politike, edhe ata që ju kanë bashkangjit VV’së për motive politike, edhe më herët ata që e kanë lëshu LDK’në për arsye të caktuara politike, LDK-ja e ka familjen politike, e cila gjithmonë ka qenë e hapur dhe pa asnjë dyshim ne nuk e nohim logjikën e mbylljes së derë dhe përjashtimit. Kjo është e vërteta e madhe”, tha Haziri në ATV.

Haziri thotë se ka mundësi që edhe LDK-ja të kandidojë president nga radhët e saja.