Fjalë Kyçe

LDK-ja insiston në postin e kryeministrit, qoftë me koaliconin me VV-në

LDK-ja insiston në postin e kryeministrit, qoftë me koaliconin me VV-në

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se Vjosa Osmani do të jetë kandidatja adekuate për kryeministre si për LDK-në ashtu edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Këto fjalë Haziri, i ka thënë para gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, raporton Gazeta Insajderi.

Po ashtu Haziri ka treguar se në këtë mbledhje është diskutuar për formatin e bashkëpunimit në mes të LDK-së dhe VV-së.

“Është  një format që ne kemi fillu me bisedu, është në lidhje formatin e liderëve. Kështu që unë i kisha kërkuar me u përmbajt me deklarata edhe taborin e LDK-së edhe i VV-së. Sa për nominim të Vjosës unë besoj që ne me shumë atribute kemi me u pajtu që Vjosa është kandidate më e mirë edhe për LDK-në edhe për VV-në”, ka thënë Haziri.