Fjalë Kyçe

Hazirit nuk i pëlqen atributi gjeneratë e vjetër dhe e re

Hazirit nuk i pëlqen atributi gjeneratë e vjetër dhe e re

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur edhe për kandidimin e Besian Mustafës për kryetar të kësaj partie.

Haziri thotë se ka qenë e pandershme atributi i kandidaturës së Mustafës, ndërsa thotë se e ka vlerësuar të kandidojë dhe e ka bërë atë.

“Për mua kandidaturat janë reale, ka qenë e pandershme mbrëmë atributi i kandidaturës së zotrit Besian Mustafa që lidhet me këtë gjeneratë apo me atë gjeneratë. Njeriu ka vendosur me kandidu dhe ka vlerësu me kandidu pa e pyet askënd dhe e ka bërë aktin. Pse nuk duhet me ja pranu vlerësimin?”, tha Haziri.

Megjithkëtë, Haziri thotë se kandidimi I tij ka qenë i befasishëm, raporton Gazeta Express.

“Unë nuk kom dasht me ja pranu fushatën që ju ka organizu, se është bërë fushatë mandej… A ka qenë e befasishme, ka qenë”, shtoi Haziri në Kanal 10.

Kujtojmë se përveç Hazirit, kandidatë për kryetar të LDK-së, janë edhe Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Besian Mustafa. Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahen më 14 mars.