Fjalë Kyçe

Hearn u jep 10 ditë kohë Wilder, Fury e Whyte për të caktuar duelin me Joshua

Hearn u jep 10 ditë kohë Wilder, Fury e Whyte për të caktuar duelin me Joshua

Anthony Joshua është i vendosur që duelin e radhës ta zhvillojë në “Wembley”, më 13 prill.

Kundërshtari i kampionit britanik është ende i panjohur, por ai po shpreson për Deontay Wilder, Tyson Fury apo edhe Dillian Whyte.

Promotori i AJ, Eddie Hearn ka lëshuar së fundmi një mesazh për tre boksierët e lartpërmendur.

Ai u ka dhënë atyre 10 ditë kohë që të japin përgjigje për ftesën e Joshuas për luftë, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Britaniku është ndeshur më parë me Dillian Whyte dhe kishte arritur që me sukses ta ruante titullin ndaj tij.

Ndeshja me Wilder do të jepte mundësinë që njëri nga boksierët të bëhet kampion botëror i unifikuar.

Kurse, një ndeshje potenciale me Tyson Fury do të sillte në ring dy gjigantët britanik, për një duel të jashtëzakonshëm dhe ndoshta më interesantin.