Fjalë Kyçe

Hedhet një bombë në një parking në Gjilan

Hedhet një bombë në një parking në Gjilan

Në mesnatën e datës 22 nëntor është hedhur një granat dore në një parking në Gjilan.

Në rrugën “Shaban Cernica” në  Gjilan një person ka raportuar  se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona  të panjohur.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti.

Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.